Sot priten reshje të shiut dhe borës në Kosovë

Sot priten reshje të shiut dhe borës në Kosovë

Sot pritet të ketë reshje shiu dhe bore në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, më 11 dhjetor do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje bore në viset malore, ndërsa në viset e ulëta reshje shiu dhe bore.

Të enjten do të jetë mot i vranët dhe i qetë, ka paralajmëruar IHMK.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.