Sot protestojnë banorët e katër fshatrave të Ferizajt

Banorët e fshatrave Bablak, Tërrn, Koshare dhe Luboc të Ferizajt sot prej orës 11:00 do të protestojnë me kërkesën e tyre për asfaltimin e një rruge.

Protesta do të mbahet në kryqëzimin e rrugës Babushi i Ri, ku edhe do të bllokohet magjistralja Prishtinë-Ferizaj. /Telegrafi/

TAGS