Gjykata Themelore Shkupi 1 sot duhet të shpall aktvendimin për Pançe Angelov i cili është shpallur fajtor për sulmin ndaj Radmilla Sheqerinskës. Në seancën e kaluar gjyqësore Angellov u shpall fajtor për sulmin ndaj Radmilla Sheqerinskës. Angellov është njëri nga sulmuesit i cili natën e 27 prillit gjatë dhunës në Kuvend ka sulmuar Sheqerinskën.
“Personi ngarkohet se gjatë ngjarjeve në institucionin ligjvënës ka kryer dhunë të rëndë, duke tërhequr për flokë deputeten në Kuvend. E dëmtuara në këtë rast ka marrë lëndime të rënda fizike”, thanë nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup.
Angelov deri më tani në pyetjet e gazetarëve mbroheshin duke thënë se nuk ndjehen fajtor për incidentet në kuvend.
Për ngjarjet e 27 prillit, Prokuroria Themelore ka proceduar nëntë kallëzimi penale për pjesëmarrje në turmë. Të gjithë të dyshuarit u dënuan me kusht, përveç dy prej të dyshuarve të cilët morën kallëzime penale nën dyshimin se kanë kryer veprën penale -tentim për vrasje ndaj deputetit dhe kreut të LR-PDSH-së Ziadin Sela. Dy të dyshuarit për sulmin ndaj Selës, Kire dhe Cane Gjeorgjievski edhe më tej janë në paraburgim. Prokuroria Themelore paraprakisht njoftoi se nga hetimet paraprake është zbuluar se në ngjarjet e dhunshme në Kuvend ka elemente të krimit të organizuar dhe për këtë kërkoi ndihmë nga Prokuroria për Krim të Organizuar./Almakos