Alsat-M 2019-06-18T12:36:51+02:00
Dy të rinj nga Maqedonia, kanë humbur jetën ditë më parë, në një aksident të rëndë trafiku në Itali, teksa po ktheheshin në Francë ku edhe jetonin.
24 vjeçarët, Ebubekër Sulejmani nga Haraçina e Shkupit dhe bashkëshortja e tij Egzona Maksuti nga Kumanova, pas vetës kanë lënë një fëmijë rreth 6 muajsh, i cili fatmirësisht i kishte shpëtuar aksidentit.
Varrimi i tyre do të bëhet sot pas namazit të Ikindisë, në varrezat e Kamenikut, bënë të ditur familjarët.
Tragjedia ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit, rreth gjashtë ditë më parë, në autostradën Piaçenca-Turin, në rajonin Pavija në Itali.
Un grave incidente questa mattina sull’autostrada A21, nell’Oltrepò Pavese. Un’auto si è schiantata contro un tir. Illeso un neonato, morti i due giovani genitori. pic.twitter.com/J9N8P2Qxjg
— Tg3 (@Tg3web) June 11, 2019
Loading…