Alsat 2019-08-17T14:47:57+02:00
Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Shkencës kërkon që krahas rritjes së pagave të punonjësve në kopshte, të ketë rritje edhe në pagat e arsimtarëve. Sipas tyre, pagat e arsimtarëve janë nën nivelin e pagave mesatare në vend. Nënkryetari i Sindikatës Enver Ajdini tha se rritja e paralajmëruar e pagave prej 5% për arsimtarët, nuk është zgjidhja për problemet e arsimit. Ai theksoi se mësuesit janë në kufijtë e ekzistencës dhe motivimi i tyre në punë po zvogëlohet.
Ne si mësues nuk mund të motivojmë brezat e ardhshëm të studiojnë dhe të bëhen mësues. Për shkak të këtij fakti kohët e fundit kemi një mungesë të stafit, veçanërisht në fushat e matematikës, kimisë, fizikës, etj. Në shumë shkolla për shkak të mungesës së stafit, orari i punës në këto lëndë është zvogëluar, dhe mbase në disa shkolla këto lëndë do të anulohen sepse nuk ka njeri për të dhënë mësime”-tha Enver Ajdini, nënkryetar i Sindikatës.
Ata kërkojnë nga qeveria dhe Ministria e Arsimit që rritja e pagave te arsimtarët të jenë të ngjashme ose të njëjta me rritjen e punëtorëve në kopshte.
Ne e dimë se pagat e mësuesve kanë qëndruar të njëjta për një kohë të gjatë, përveç një rritje të vogël prej pesë për qind nga një vit më parë. Në të kaluarën, rritje të tilla vështirë se kanë ekzistuar”-pohoi Enver Ajdini, nënkryetar i Sindikatës.
Ajdini informoi se SPAS është anëtar i Konfederatës së Organizatave Sindikale dhe së bashku me ta po planifikojnë hapat e ardhshëm.
Besian Leka
Loading…