Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut me mbështetjen financiare për përpjekjet tona për përmbushjen me sukses të kritereve dhe standardeve të nevojshme për afrimin drejt Bashkimit Evropian, theksoi kryeministri Oliver Spasovski në takimin në Londër me kryetarin e BERZH-it Suma Çakrabati.
Në takimin bashkërisht është konstatuar kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm, nga BERZH-i është paralajmëruar qëllimi që të inicojnë nënshkrim të memorandumit për bashkëpunim për mbështetjen e negociatave për anëtarësimin e shtetit tonë në BE, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.
Në takimin e delegacionit qeveritar në BERZH në Londër është potencuar se fusha kryesore në të cilat pritet mbështetje nga banka në drejtim të përforcimit të reformave ekonomike janë përforcimi i kapaciteteve të kapitalit njerëzor me masa për rritjen e produktivitetit dhe investimeve në arsim, si dhe për mbështetjen e konkurrencës së kompanive për pjesëmarrje të barabartë në tregjet globale.
Si fusha prioritare për bashkëpunim të përbashkët dhe mbështetje mbesin financimi i projekteve të mëdha infrastrukturore, investimet në burime ripërtëritëse të energjisë dhe gazifikimit, si dhe mbështetja e ekonomisë së gjelbër, gjegjësisht dhënies përparësi industrive jondotëse efikase dhe energjetike, si dhe përfitimet nga revolucioni i katërt industrial, gjegjësisht digjitalizim të shërbimeve për rritjen e efikasitetit të resurseve.
Kryeministri Spasovski shfaqi falënderim për ftesën për pjesëmarrje në samitin investues të BERZH-it, që paraqet akt të mbështetjes së vazhdueshme dhe të fuqishme të bankës për ngritjen e standardit dhe për avancimin e cilësisë së jetës së qytetarë[ve të Maqedonisë së Veriut.
Si përfitim të bashkëpunimit me BERZH-in është përparimi ekonomik i vendit dhe krijimit të klimës pozitive për investime të huaja që ishte konfirmuar edhe në nivel më të lartë që investimeve në vitin 2018 dhe 2019 kur arriti vlerë prej 470 milionë euro.