Policia është në krye të detyrës që të mundësojë ambient demokratik votues dhe shprehje të lirë të vullnetit të qytetarëve, fshehtësia e votës është e garantuar, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në konferencën për shtyp pas vizitës së sotme në SPB Shtip dhe në vetëqeverisjen lokale.
Ai i informoi mediat se në takimin me udhëheqësinë e SPB Shtip është biseduar për referendumin vijues të dielën dhe masat të cilat MPB i ndërmerr që gjithçka të kalojë në rendin më të mirë gjegjësisht të mundësojë shprehje të lirë të vullnetit të qytetarëve.
Në pajtueshmëri me ligjet, tha, çdo lloj presioni, kanosje ose shantazhi gjatë aktit të votimit do të pengohet dhe sanksionohet.
“Çdo tentim për pengim të realizimit të së drejtës së votës do të sanksionohet”, tha Spasovski, duke shtuar se e drejta e votës është e pacenueshme dhe se askush nuk guxon ta rrezikojë.
Në takimin në SPB Shtip është biseduar edhe për gjendjen e sigurisë në këtë rajon dhe është konstatuar se ajo është stabile dhe po vërehet përmirësim në punë.
Në tre muajt e fundit ka rritje të aktivitetit zbulues në sferën e krimit ekonomik, tregtisë së palejuar me drogë dhe sfera të tjera. Është biseduar edhe për gjendjet në komunikacion dhe masat dhe aktivitetet që ndërmerren përmes kontrolleve të vazhdueshme të aksioneve për sanksionim të kundërvajtjeve në komunikacion, por edhe aktivitetet parandaluese me qëllim të ngritjes së vetëdijes për respektim të rregullave në komunikacion.
Në takimin me kryetarin e komunës së Shtipit Bllagoj Boçvarski është konstatuar bashkëpunimi i shkëlqyeshëm midis MPB-së dhe komunës së Shtipit, ndërsa është biseduar edhe për avancim plotësues të këtij bashkëpunimi, posaçërisht në pjesën e komunikacionit dhe tanimë janë detajizuar edhe aktivitete konkrete.
Data 24.04.2024
Aktuale
- MPB: Në një vendvotim në Shkup është hedhur bombë tymuese
- Tentime për blerje votash në Kumanovë, VLEN denoncon në polici dhe OSBE/ODIHR
- KSHZ: Dalja në votime deri në orën 11 është 12.78%
- Gazetarja shqiptare habit me shifrat, tregon sa paguhet një eskortë në Dubai për 24 orë shërbim
- “Presidencialet”, ODIHR nesër do t’i publikoj rezultatet e para
- U tha se ishte shtatëzanë, Adelina Tahiri publikon barkun në këtë gjendje
- 12.78 për qind dalje deri në orën 11
- Si po rrjedh procesi i votimit në Komunën e Haraçinës?