Kryeministri Oliver Spasovski sot i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së në opozitë të dëshmojë minimum korrektësi politike ndaj qytetarëve dhe të votojë për Ligjin për mbrojtje para shpërndarjes së Parlamentit më 12 shkurt.
“Ligji për mbrojtjen i cili është në procedurë kuvendore, tregon se interesat e partiake janë në plan të parë para së gjithash nga VMRO-DPMNE. Deri më tani nuk e kam dëgjuar asnjë argument se pse ligji i Mbrojtjes nuk duhet të sillet. Nuk ka kurrfarë amendamentesh përveç emri i Armatës. Pres maturia të mbizotërojë. Interesimi i qytetarëve shihet pikërisht në momente të tilla kur realizohet ëndrra shekullore e këtij shteti dhe e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të ekzistojë të paktën minimum korrektësi politike dhe të mbështetet edhe ligji për mbrojtje dhe të sillet para shpërndarjes së Parlamentit”, tha Spasovski në pres konferencën në Qeveri duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Kryeministri teknik e shprehu, siç tha, kënaqësinë e tij pasi jemi në prag të anëtarësimit në NATO.
“Dëshiroj ta shpreh kënaqësinë time pasi përfundimisht tashmë jemi në prag për ta zyrtarizuar anëtarësimin tonë në NATO dhe se me siguri se Republika e Maqedonisë së Veriut diku në mars do të bëhet anëtare e Aleancës dhe do të përmbushej një prej interesave kombëtare. Në këtë mënyrë gjithë këto vite të punës së mundimshme përfundimisht qytetarët do të mund ta jetojnë këtë ëndërr të garantohet siguria dhe stabiliteti i shtetit që të hapen edhe perspektiva të tjera pasi paqja, siguria dhe stabiliteti janë bazë e gjithçkaje edhe e zhvillimit të ekonomisë… Por do të bënim edhe një hap përpara drejt stabilitetit dhe sigurisë në rajon”, tha Spasovski. .