28 June 2018 / 15:10
Edhe pse dhjetëra raporte të Komisionit Evropian në fokus vendosin luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, madje së fundi edhe si parakusht për datën e bisedimeve për anëtarësim në BE, Qeveria lavdërohet se ka arritur sukses të dukshëm në këtë fushë. Madje deklaratat e tyre vijnë në prag të procesit të “screeningut” të paralajmëruar nga komisioneri Johanes Hahn. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski duke mohuar të tregojë për kapacitetet e MPB-së për t’u përballur me krimin e organizuar, thekson se dikasteri Brendshëm po vepron profesionalisht dhe në drejtimin e duhur.
Jemi të vetëdijshëm se rruga deri tek suksesi është e rëndë dhe me pengesa, por do të doja të ju kumtoja besimin tim se MPB-ja është duke bërë hapat e duhur për t’i arritur rezultatet e nevojshme me angazhim dhe profesionalizëm maksimal. Pikërisht rezultatet e arritura vërtetojmë se jemi në rrugën e duhur – deklaroi ministri i Brëndshëm Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
I dyti i dikasterit të Drejtësisë, Oliver Ristovski derisa mohon të flas për nevojën e rritjes së buxhetit të Prokurorive dhe organeve të ndjekjes penale me qëllim luftën fleksibile ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, pranon se prokurorët kanë vështirësi në përditësimin e aftësive për të luftuar këtë fushë.
Duke pasur parasysh obligimin ndaj krimit financiar dhe veprave penale që dalin nga korrupsioni i nivelit të lartë, njëra ndër sfidat ishte edhe përforcimi i kapaciteteve personale të prokurorëve për ballafaqimin e tyre me informacionet në kohën e duhur dhe me sukses dhe në kohë t’i menaxhojnë procedurat para-hetimore që kanë të bëjnë me veprat penale të karakterit financiar dhe të krimit organizuar – tha Oliver Ristovski, Zëvendësministër i Drejtësisë.
Përfaqësuesit e BE-së vlerësojnë se është koha e duhur që pasuria e fituar në mënyrë jo ligjore të kthehet në arkën shtetërore.
Konfiskimi i pasurisë është njëra ndër strategjitë kryesore të BE-së në luftën kundër krimit të organizuar. Është njëra ndër pikat e brendshme të strategjisë Evropiane për siguri, e konfirmon nevojën për kthimin dhe menaxhimin e pasurisë dhe t’i godasim kriminelët aty ku u dhemb më së shumti. Jemi të vetëdijshëm se ndërtimi i trasesë për konfiskimin, kthimin dhe menaxhimin e pasurisë është një mision i vështirë i cili duhet të përditësohet edhe në disa shtete Evropiane – vlerësoi Jaromir Leviçek, përfaqësues i BE-së.
Anketat e vitit të kaluar kanë dëshmuar se rreth 600 mijë qytetarë kanë pasur përvoja me korrupsion të llojit: mitdhënie, favore ose dhurata të vlefshme. Studimet kanë zbuluar se qytetarët shqiptarë janë më të përfshirë në dukurit korruptive.
Adrian Kerimi