Marrim vendim të madh më 15 korrik, të vazhdojmë në të ardhme të sigurt për ne, fëmijët tanë dhe gjeneratat e ardhshme. Ne jemi në lëvizje, porositi bartësi i listës në NJZ 2, nga koalicioni i udhëhequr prej LSDM-së Oliver Spasovski në takimet në Kumanovë.
“LSDM tri vjet vazhdimisht tregon se çka do të thotë kujdes për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë. VMRO-DPMNE vazhdimisht tregon kujdes vetëm për Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij kriminelë”, shtoi Spasovski.
“Më 15 korrik qytetarët e Kumanovës sërish do të votojnë për shoqëri korrekte në vend se për ripërtëritje të krimit dhe regjimit, dhe kjo do të ndodh në të gjithë shtetin. Qytetarët e dinë se LSDM kujdeset për të gjithë, do ta hedhin poshtë rrezikun nga regjimi i ripërtërirë dhe do të votojnë për siguri”, tha Spasovski.