Bartësi i NJZ 2 nga LSDM, Oliver Spasovski sot realizoi takim me qytetarët e Kumanovës dhe vendet e populluara, në të cilat theksoi se në tre vitet e fundit janë zgjidhur çështjet më të rëndësishme, vendi u inkuadrua në NATO, fillojnë negociatat me LSDM-në. Duke u kthyer në ekonominë ai theksoi se është zgjidhur çështja e falimentuesve të cilët marrin kompensim mujor prej 8.000 denarë, është rritur paga mesatare prej 22.300 në 27.500, paga minimale prej 9.000 denarë në 14.500, ndihma sociale është rritur për 300 për qind, është rritur paga në shumë sektore.
Projekti kthimi i parave te qytetarët, theksoi, çdo ditë jep rezultate dhe sipas shumë bazave paratë kthehen sërish te qytetarët. Ai tha se kundërshtarët kanë qeshur me kthimin e TVSH-së, ndërsa tani të gjithë qytetarët skenojnë dhe e plotësojnë buxhetin, ndërsa paralajmëroi edhe rritje të limitit mujor prej 600 në 800 denarë.
“LSDM tre vjet vazhdimisht tregon se çka do të thotë kujdes i vërtetë për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë. VMRO-DPMNE vazhdimisht tregon kujdes vetëm për Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij kriminelë”, tha Spasovski.
Ai për mandatin e ri katër vjeçar premtoi se tërësisht do të përkushtohet në përparimin ekonomik të shtetit, mandat i sigurisë dhe prosperitetit. Ai paralajmëroi pagë minimale deri në 20.000 denarë, pagë mesatare deri në 34.000 denarë deri në fund të mandatit, 600 milion euro mbështetje të ndërmarrjeve vendore dhe të huaja, 1 miliard euro investime të huaja, që do ta rrit standartin e jetës. Spasovski paralajmëroi kujdes të mëtutjeshëm për shëndetin e qytetarëve dhe ekzistencën e tyre në shtëpi dhe vendet e punës, si dhe mbështetje të bizneseve dhe ekonomisë në kushte të krizës shëndetësore botërore.