Mbështetje e fuqishme e Qeverisë për vazhdim të reformave, të marrëdhënieve të mira fqinjësore, të proceseve integruese të vendit tonë në NATO dhe drejt BE-së dhe për organizim dhe zbatim të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, si në tre ciklet e kaluara paraprake zgjedhore gjatë dy viteve e gjysmë të kaluara, për çka është cekur obligimi i të gjitha subjekteve politike në Qeveri u tha nga ambasadori i Italisë, Karlo Romeo në takimin e sotëm me kryeministrin Oliver Spasovski.
Bashkarisht u konstatua, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, se nevojiten angazhime të qarta nga të gjitha subjektet politike për realizim të plotë të procesit të integrimeve në NATO, për riafirmim të dialogut, që mund të kontribuojë drejt marrëveshjes për ligjin për prokurori publike, edhe pse ky ligj nuk është kusht për eurointegrimet, si dhe për respektim të plotë dhe konsekuent të Marrëveshjes së Prespës që i hapi integrimet drejt NATO-s dhe BE-së.
Dy bashkëbiseduesit vlerësuan se periudha deri në zgjedhje është posaçërisht e rëndësishme, duke i marrë parasysh pritjet për anëtarësim të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe për funksionalitet të institucioneve sipas standardeve të vendosura demokratike dhe evropiane, në prag të Samitit të BE-së në Zagreb dhe hapit të pritur në eurointegrime.
“I bëmë të gjitha proceset e nevojshme reformuese gjatë dy viteve e gjysmë të shkuara dhe vazhdojmë si Qeveri të punojmë në atë drejtim. Zbatuam tre cikle të drejta zgjedhore, në vitin 2017, 2018 dhe 2019 dhe pres që të gjitha subjektet politike do të jenë në lartësi të detyrës edhe në këtë vit dhe do të zbatojmë dhe organizojmë zgjedhje të drejta dhe demokratike. protokolli për anëtarësim në NATO është parashtruar për ratifikim në Kuvend, në pritje të përfundimit të procedurave teknike në Spanjë dhe pritjet tona janë për mbështetje të gjerë politike për realizimin e këtij qëllimi strategjik shtetëror. Si Qeveri, mbetemi të përkushtuar edhe në realizimin e Marrëveshjes së Prespës dhe të marrëdhënieve të mira fqinjësore që i vendosëm me fqinjët dhe që kontribuoi për perspektivat e shtetit tonë”, theksoi Spasovski.
Kryetari i Qeverisë iu falënderua kryeministrit italian Konte dhe Qeverisë italiane, për mbështetjen e shtetit tonë në të gjitha proceset e rëndësishme zhvillimore dhe demokratike, duke e përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës, integrimet në NATO dhe angazhimet e Italisë, shteti ynë t’i hapë negociatat e merituara me BE-në.