Spasovski: Situata në kufirin jugor, e qetë

Spasovski: Situata në kufirin jugor, e qetë
Tash esht Koha

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski e cilëson si të qetë situatën në kufirin me Greqinë, pas tensioneve për shkak të lajmeve të rreme që mbërritën deri te emigrantët. Sipas tij për momentin nuk ka valë të re emigrantësh por situata po ndiqet në vazhdimësi.

Shumë informacione të rreme mund të rrisin lëvizjen e emigrantëve siç ndodhi kohë më parë duke përhapur lajme të tilla se është hapur ruta e Ballkanit Perëndimor, por në bashkëpunim të mirë midis shërbimeve të policisë tone dhe asaj greke me të vërtet ka pasur një përgjigje në kohën e duhur dhe qëllimi për të kaluar vijën kufitare mes Greqisë dhe Maqedonisë është penguar. Tani për tani nuk ka ndonjë organizim, ndonjë valë të re e cila do të ishte në një masë më të madhe, që të kemi ndonjë krizë serioze, por natyrisht se do të  duhet të jemi të gatshëm në çdo moment për të mbrojtur kufirin , vendin por edhe të gjithë rajonin”-tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

ALSAT

 

Loading…

Tash esht Koha
TAGS