Spasovski: Të hetohen dhe sanksionohen sulmet ndaj gazetarëve

Spasovski: Të hetohen dhe sanksionohen sulmet ndaj gazetarëve

“Vendi ndodhet në një periudhë shumë të rëndësishme. Kultura e lartë evropiane është një nga vlerat ndaj të cilave po hapërojmë dhe për të cilat edhe kjo qeveri duhet të siguroj kontinuitet”, kështu deklaroi kryeministri Oliver Spasovski, duke shtuar se është e nevojshme një aksion gjithëpërfshirës për eliminimin e gjuhës së urrejtjes.

“Ne kemi traditë të tolerancës dhe pranojmë dallimet. Të vazhdojmë në këtë frymë dhe të organizojmë zgjedhje evropiane, të cilat i kanë hije një shteti demokratik e cila ka për qëllim anëtarësimin në BE. Mediat janë pasqyrë e demokracisë. Institucionet e kanë për obligim që të hetojnë çdo sulm ndaj gazetarëve dhe ta sanksionojnë”, deklaro Spasovski.