Spasovski u takua me homologen finlandeze Ohisallo

Spasovski u takua me homologen finlandeze Ohisallo

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot u takua me kolegen e tij nga Finlanda, Maria Ohisallo, në të cilën ai shprehi kënaqësi se është nikoqir i shtetit të Forumit ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, i cili organizohet në kuadër të kryesimit të Finlandës me presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit të MPB-së, në të njëjtën kohë ministri Spasovski i ka prezantuar aktivitet të cilat Maqedonia e Veriut i ndërmerr në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe emigrimit ilegal.

Nga ana e ministres së Punëve të Brendshme të Finlandës, Ohisallo u prezantuan prioritet e kryesimit të Finlandës me presidencën e Këshillit të BE-së, aktivitete të cilët janë ndërmarrë me qëllim realizimin e prioriteteve të theksuara, si dhe sfidave me të cilat ballafaqohen.

Po ashtu nga MPB, thonë se në këtë takim u shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes dy shteteve mike.