Sipas të dhënave statistikore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në 24 orët e kaluara, në rajonin e SPB Kërçovë, nëpunësit e policisë kanë konstatuar 20 shkelje për mosrespektim të mbrojtjes personale të personit.
“Atyre u janë lëshuar urdhra pagesorë për shkelje të kryer sipas nenit 6 paragrafi 1 të Dekretit me forcë juridike për mbajtjen e mbrojtjes personale për të parandaluar përhapjen e sëmundjes infektive Kovid 19”, informon zëdhënësi i SPB, Ohër Stefan Dimoski.
Në të njëjtën kohë, zyrtarët e policisë në mënyrë të pavarur, por edhe në koordinim me Inspektoratin shtetëror të tregut, kryen tetë kontrolle në hotelieri dhe ambiente të tjera.