Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë u bën apel pronarëve të kafeneve, diskotekave dhe objekteve të tjera hotelierike të kenë kujdes në intensitetin e muzikës që e lëshojnë në lokalet e tyre apo e luajnë grupet muzikore.
Policia e Tetovës përkujton se gjoba për një lloj të këtillë të kundërvajtjes lëvizë prej 500 deri në 1.000 euro në kundërvlerë të denarit sipas nenit 8 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.
“Kjo më tepër ka të bëjë për objektet që janë në përdhes të ndërtesave të banimit, veçanërisht gjatë këtij muaji. Në orët e mbrëmjes në rajonin e Pollogut është e pranishme edhe lëvizje më e madhe në objektet hotelierike, më tepër në kafenetë dhe në diskoteka. Në këto objekte çdo ditë organizohen zbavitje të ndryshme dhe ahengje, jo rrallë të ndjekura me muzikë me zë të lartë që i shqetëson qytetarët e tjerë, ndërsa para së gjithash ata që jetojnë në afërsi të objekteve hotelierike”, sqaron zëdhënësi i SPB Tetovë; Marjan Josifoski.