“Special” në pankinë dhe shpenzime, Jose Mourinho është trajneri më “dorëlëshuar”

“Special” në pankinë dhe shpenzime, Jose Mourinho është trajneri më “dorëlëshuar”

Një trajner i madh për një skuadër të madhe, por mbi të gjitha në një klub të pasur. Konfirmimi për këtë vjen nga renditja e veçantë e publikuar nga “Gazzetta Dello Sport”, e cila tregon teknikët që kanë shpenzuar më shumë në merkato gjatë karrierës së tyre. Në krye të listës qëndron Jose Mourinho. Që pas zbulimit të tij te Porto, “Special One” ka shëtitur disa prej skuadrave më të mëdha të Europës, duke nisur me Chelsea, Inter, Real Madrid, Manchester United dhe Tottenham.

Man Utd Jose Mourinho Paul Pogba 732165

Ai ka fituar shumë, por ka deyruar klubet të shpenzojnë 1.5 milion euro për t’I plotësuar dëshirat e tij në merkato. Transferimi më i shtrenjtë për Mourinho është ai i Paul Pogba te Manchester United për 104 milion euro. Portugezi ndiqet nga Caelo Ancelotti.

Carlo Ancelotti Gareth Bale Real Madrid Celeb 3302519 1
Carlo Ancelotti Gareth Bale Real Madrid Celeb 3302519 1

Edhe ky një fitues i madh, por edhe shpenzues i madh. Mes Milan, Chelsea, Paris SG, Real Madrid, Bayern Munich dhe Napoli, ai i ka kushtuar klubeve ku ka stërvitur 1.1 miliard euro. Blerja më e shtrenjtë e Ancelotti regjistrohet në kohën e Real Madrid, që bleu Gareth Bale për 100 milion euro. Nuk mund të mungonte në pod, Pep Guardiola, që gjithashtu i afrohet shifrës 1.1 miliard euro të shpenzuara nga Ancelotti.

8e4cac235dac5cb9150aa549b60069b1
8e4cac235dac5cb9150aa549b60069b1

Mes Barcelonës, Bayern Munich dhe Manchester City, blerja më e shtrenjtë e teknikut spanjoll është ajo e Zlatan Ibrahimovic, që u transferua në “Camp Nou” për 66 milion euro. Në vendin e katërt të trajnerëve “dorëlëshuar” plotësohet me Manuel Pellegrini.

Manuel Pellegrini Cristiano Ronaldo Cropped 2a374mk51d7j1wk2oluijo34k
Manuel Pellegrini Cristiano Ronaldo Cropped 2a374mk51d7j1wk2oluijo34k

Ish-tekniku i Real Madrid, Malaga dhe Manchester City llogarit në karrierën e tij 1 miliard euro të shpenzuara, ku rekord është transferimi i Cristiano Ronaldo në kohën e “los blancos” për 93 milion euro. Pesësja e parë plotësohet me Massimiliano Allegri.

1034173274.jpg.0
1034173274.jpg.0

Në pankinat e Milan dhe Juventus, tekniku italian ka shpenzuar afërsisht 1 miliard euro. Rekord i tij është blerja e Cristiano Ronaldo nga “Zonja e Vjetër” për 116 milion euro.
(balkanweb)

Burimi: https://www.balkanweb.com/