Sporti që jua djegë 841 kalori për 1 orë

Sporti që jua djegë 841 kalori për 1 orë

A jeni duke provuar të humbni peshë dhe të dukeni më mirë për stinën e verës?

Të provoni një sport të ri mund të jetë mënyrë e lehtë për t’u motivuar të bëheni “fit” dhe të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Sipas trajnerëve personalë nga “Fight City Gym”, një orë arte marciale mjaftojnë për t’i djegur rreth 841 kalori.

Edhe boksi është mënyrë e mirë për ta formësuar trupin sepse numri i kalorive që digjen është rreth 490-534.

Në një intervistë të tyre, Fabio dhe Amar, trajnerë personalë, kanë zbuluar se përse artet marciale janë të mahnitshme për djegien e yndyrës.

“Artet marciale janë tejet të mira për të gjithë sepse janë prej pak formave të sportit që ju ndihmojnë të zhvilloheni mendërisht dhe fizikisht”, kanë deklaruar ata.

Çdo kush duhet të jetë i aftë ta mbrojë veten, ndërkaq sportet si artet marciale ju ndihmojnë t’i mësoni teknikat dhe stilet për t’ju bërë konkurrues më të mençur, e jo më të fortë apo më të madh.

Pra, artet marciale ua japin çdo njeriu mundësinë e barabartë dhe janë bazë e mahnitshme për vetëmbrojtje.

Pra, sa kalori i djegë një sesion 1-orësh me arte marciale?

Pasi Fabio dhe Amar i kanë përdorur pajisjet “FitBit” dhe “MyFitness Pal”, ata kanë qenë të aftë t’i bëjnë këto kalkulime.

Një person i cili peshon 80kg mund t’i djegë 841 kalori për 1 orë, ndërkaq një person që peshon 59kg mund t’i djegë 607 kalori.

TAGS