Sindikata e pavarur e policisë (SPP) në prag të formimit të qeverisë së re ka dërguar porosi për kujdes se cili në çfarë pozicioni vendoset në MPB. SPP siç ka thënë kryetari i saj, Goce Dellçev Todev veçmë kanë angazhuar 42 avokatë dhe nuk do të lënë askush të luajë siç thotë “me punojësin e policisë”.
“Zatën ne në MPB kemi figura dhe të mos them ‘fytyra’ të cilët vetëm kanë pritur të përfundojnë zgjedhjet dhe të vendosen në pozicione të caktuara, të ulen në kolltuqe të catuara dhe të harrojnë gjithçka tjetër. Prandaj ne jemi këtu, Sindikata e pavarur e policisë para së dikush të ulet në kolltuk, këtë herë patjetër dikush të mendohet mirë se kush kë do të vendos në kolltuqe pas meje, pasi gjithçka që ndodhi në periudhën e kaluar është çështje për të cilën i gjithë opinioni vendor merrej nga arsyet e nebullozave që i dëgjojmë përmes mediave të caktuara”, ka thënë Todev.
Ai ka theksuar se në pozicione të caktura në MPB ulen figura që nuk kanë lidhje se çka ndodhë, apo siç tha, “si duhet të veprojnë konform disa zgjidhjeve ligjore dhe kështu pëson polici apo punëtori”.
Politikat, ka thënë ai le t’i krijojnë partitë politike, derisa profesionalizimi në pjesën e MPB-së, “t’u lihet profesionistëve dhe të vendosen profesionistë”.