Stallën e bagëtisë e shndërruan në shtëpi luksoze katërdhomëshe, e shitën për 750 mijë funte (Foto)

Tash esht Koha

Një çift kishin kaluar plotë dy vite duke shndërruar stallën e bagëtive në një shtëpi luksoze me katër dhoma gjumi e cila është shituar për hiq më pak se 750 mijë funte.

Arkitekti Mike Derry dhe gruaja e tij Ruth, kishin blerë stallën në Salcombe, Devon, dhe plot dy vite i kishin kaluar duke e rinovuar dhe shndërruar në një shtëpi luksoze me 306 metra katrorë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ata kanë blerë edhe një stallë tjetër për ta mbajtur për vete, pasi këtë që e shndërruar në shtëpi e kanë shitur për 750 mijë funte. Brenda kësaj shtëpie nuk mungon asgjë, duke filluar nga dhoma e gjumit, kuzhina, tualetet dhe zona e veçantë për të shikuar televizorin.

Kulmi i shtëpisë hapet në mënyrë elektronike për të ofruar më shumë ndriçim natyral, kurse ujin e pijshëm e marrin nga bunari i hapur në afërsi të shtëpisë. /Telegrafi/

Tash esht Koha
TAGS