Stamenkovski: VMRO, BDI dhe Levica do ta bëjnë qeverinë

Stamenkovski: VMRO, BDI dhe Levica do ta bëjnë qeverinë

Gazetari maqedonas, Marjan Stamenkovski, vlerëson se koalicionin e ardhshëm qeveritar do ta udhëheq VMRO-DPMNE. Sipas tij, Mickovski do të bëjë qeveri me Ali Ahmetin dhe me Apasievin e partisë Levica.

“Ka të drejtë Hristijani, pa Besën LSDM nuk do t’i fitonte zgjedhjet. Qeverinë e ardhshme do ta bëjnë VMRO-DPMNE, BDI dhe Levica”, ka shkruar Stamenkovski në facebook.

Ndërkohë mediumet po bëjnë kalkulime nga më të ndryshmet për koalicionin e ardhshëm, duke pasur parasysh rezultatin e ngushtë tek kampi maqedonas dhe ai shqiptar.