Alsat 2020-07-12T11:55:47+02:00
Projekti TRANS-EDU-NET i cili implementohet nga Komuna e Kërçovës organizon Start – Up garën për të rinjtë e Ballkanit nëpërmjet platformave online.
Sfida transnacionale do të zhvillohet në periudhën 13 – 23 korrik 2020.
Gjatë kësaj gare ju do të keni mundësinë të punoni në një ekip ndërkombëtar duke shkëmbyer ide dhe modele të ndryshme. Së bashku me bashkëmoshatarët nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia ju do të duhet të punoni në grupe dhe të krijoni plane biznesi.
Mentorët nga fusha të ndryshme do të mbikëqyrin punën tuaj dhe do t’ju ndihmojnë të krijoni kompaninë tuaj virtuale të biznesit.
Ngjarja do të zhvillohet në periudhën 13-23 korrik në platformën e video konferencave GoToMeeting.
Ky projekt ju mundëson të fitoni përvojë argëtuese si dhe çmime monetare për tre vendet e para.
Më shumë informata mund të gjeni në këtë link:
https://www.facebook.com/events/573223350229210/
Ato që do të shprehin interes do të mund të regjistrohen në këtë link:
https://www.eventbrite.com/e/balkan-youth-startup-competition-registration-112077707440?
fbclid=IwAR09uyPi4QI_7hmrkcFy75ILomVuTfCj-lKPSO1TUXNgXnHcF9bFfDikHog