Statistika impresionuese e Rashicës në Kupën e Gjermanisë

Statistika impresionuese e Rashicës në Kupën e Gjermanisë
17:30 | 31 Tetor 2019

Milot Rashica me një paraqitje të shkëlqyer ka ndihmuar Werder Bremen që të kalojë tutje në Kupën e Gjermanisë, pas fitores 4:1 kundër Heidenheim.

Ylli i Kosovës pati nevojë për vetëm gjashtë minuta për të çuar në epërsi 1:0 Werder Bremen.

Goli i Rashicës ishte më të vërtetë i bukur, duke e lënë pa asnjë mundësi portierin kundërshtar.

Kupa e Gjermanisë po del të jetë një kompeticion i preferuar për Rashicën.

23 vjeçari ka arritur të shënojë në pesë ndeshjet e fundit në Kupën e Gjermanisë, përfshirë edhe Bayern Munich dhe Borussia Dortmundin./Lajmi.net/

TAGS