Statistikat e tmerrshme të Panuccit me Shqipërinë

FSHF ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me Panuccin, pas humbjes së Shqipërisë 0-2 në “Loro Boriçi” nga Turqia.

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falënderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

Federata Shqiptare e Futbollit gjithashtu bëri të ditur se “ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në udhëtim do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual”.

Shkarkimi i Panuccit erdhi disa orë pas humbjes në “Loro Boriçi” nga Turqia, në ndeshjen e parë eliminatore për “Euro 2020”.

Kjo ishte humbja e 9 në 15 ndeshje për Shqipërinë me Panuccin në stol.

TAGS