Statistikat impresionuese të Vedat Muriqit te Fenerbahce

Statistikat impresionuese të Vedat Muriqit te Fenerbahce
8:58 | 9 Nentor 2019

Me dy gola të Vedat Muriqit, Fenerbahce ka mposhtur 3:2 në shtëpi Kasimpasa, për të marrë kreun e tabelës në Superligën e Turqisë.

Yllit të Kosovës i kanë mjaftuar vetëm pak ndeshje te Fenerbahce, për të treguar cilësitë e tij, dhe për të vërtetuar se ka qenë transferimi më i mirë gjatë verës së fundit në futbollin turk.

25 vjeçari në vetëm 11 xhiro, ka arritur të shënojë shtatë gola.

Muriqi, vetëm në fillim të këtij sezoni, ka arritur të lë pas ish sulmuesin e Fenerbahces, Roberto Soldado, që gjithë sezonin e kaluar kishte shënuar vetëm gjashtë herë.

Spanjolli në 21 ndeshje sa zhvilloi sezonin e kaluar, shënoi gjashtë gola, tashmë veç i lënë pas nga Muriqi./Lajmi.net/

TAGS