Statistikat thonë se Karius ka bërë sezon më të mirë sesa De Gea

Statistikat thonë se Karius ka bërë sezon më të mirë sesa De Gea

Deri këtë edicion konsiderohej si më i miri në botë, por David de Gea duket se ka filluar të lëshoj formën që kishte.

Një statistikë interesante tregon se edhe ‘dështaku’ i Liverpool, Loris Karius ka bërë një sezon më të mirë sesa De Gea.

Karius kishte bërë dy gabime amatoreske në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid, për të shkuar në sezonin tjetër tek Besiktas.

Karius ka regjistruar statistika mjaft të mira në Superligën turke, madje statistikat e tij janë më të mira sesa të spanjollit të Man Utd.

Edhe pse nuk mund të krahasohet niveli i dy ligave në fjalë, vlen t’i hidhet një sy paraqitjeve të portierëve.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell statistikat e dy portierëve, të cila ‘Givemesport’ i ka marrë nga ‘WhoScored’ dhe ‘SofaScore’.

Golat e pësuar në ligë:
De Gea – 53
Karius – 39

Nota mesatare për ndeshje:
De Gea – 6.46
Karius – 6.70

Gabimet që sollën gol direkt:
De Gea – 4
Karius – 0

Gola të pësuar për ndeshje:

De Gea – 1.4
Karius – 1.2

Penallti të pritura:
De Gea – 0
Karius – 1

Saktësia në pasime:
De Gea – 58.8
Karius – 60.1

/Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS