Statistikat tregojnë se çfarë përjetoi Gjibraltari në ‘Fadil Vokrri’

Statistikat tregojnë se çfarë përjetoi Gjibraltari në ‘Fadil Vokrri’
23:20 | 10 Tetor 2019

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore minimale 1:0 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, duke e mposhtur Gjibraltarin.

Edhe pse rezultati i ngushtë të jep përshtypje për një ndeshje të barabartë, në fushë ka ndodhur krejtësisht e kundërta.

Ishte Kosova që dominoi në tërësi takimin, por nuk arriti të shënonte më shumë se një gol.

Heroi i Kosovës në këtë ndeshje ishte Florent Hasani, që shënoi në minutën e 69’.

Statistikat e kësaj ndeshje i gjeni në fotografinë e mëposhtme:

/Lajmi.net/