Steinmeier: Ivanov minon punën e Prokurorisë Speciale

Në një postim të tij në rrjetin social (facebook), shefi i diplomacisë gjermane Frank-Walter Steinmeier, shfaq shqetësim në lidhje me zhvillimet e fundit politike që kanë kapluar Maqedoninë.

Sipas tij, vendimi i presidentit të shtetit, Ivanov, për të amnistuar politikanët të cilët akuzohen për korrupsion dhe shkelje të ligjit, është në kundërshtim me Marrëveshjen e arritur në Përzhino si dhe minon punon e Prokurorisë Speciale për të hetuar ata që abuzuan me pushtetin.