Sterling reagon pas suspendimit nga Kombëtarja e Anglisë

Sterling reagon pas suspendimit nga Kombëtarja e Anglisë
11:00 | 12 Nentor 2019

Raheem Sterling ka reaguar pas suspendimit që i bëri Kombëtarja e Anglisë për zënkën me Joe Gomez.

Ylli i Manchester Cityt nuk do të paraqitet kundër Malit të Zi, pas një incidenti që ka pasur me anëtarin e Liverpoolit, Joe Gomez, me të mbërritur në grumbullim te Kombëtarja e Anglisë.

Ky incident erdhi si pasojë e një zënkë që lojtarët patën edhe në derbin e Premierligës në fundjavë, ku Liverpool mposhti 3:1 Manchester Cityn.

“Së pari dhe më kryesorja të gjithë e dinë se çfarë do të thotë kjo lojë për mua! Të gjithë e dinë që unë nuk jam në atë mënyrë i prirur dhe më shumë për atë pikë. Si Joe ashtu dhe unë kemi pasur disa fjalë jashtë dhe kemi vazhduar më tej.  Jemi në një sport ku emocionet shkojnë lart dhe unë jam i vetëdijshëm sa duhet të pranoj kur emocionet u morën më mirë”.

“Ne lëvizim për këtë është arsyeja se luajmë këtë sport për shkak të dashurisë sonë për të – unë dhe @joegomez5 jemi mirë, të dy e kuptojmë që ishte një gjë 5-10 sekonda dhe vazhdojmë përpara dhe jo ta bëjmë këtë më të madhe se sa është. Le të përqendrohemi në lojën tonë të enjten”, ka shkruar Sterling.

Ndeshja mes Anglisë dhe Malit të Zi luhet ditën e enjte, ndërsa të dielën ‘Tre Luanët’ janë mysafir të Kosovës në Prishtinë./Lajmi.net/

TAGS