Stine tha se mund të rikthehen, nëse ajo sillet mirë, por a dëshiron Graciela të kthehet me të?

Stine tha se mund të rikthehen, nëse ajo sillet mirë, por a dëshiron Graciela të kthehet me të?

Pas ndarjes, Stine dhe Graciela janë në qendër të vëmendjes së medias, pasi kuroiziteti për marrëdhënien e tyre është i madh. Kohët e fundit ata janë edhe më të pranishëm se më parë në intervista duke bërë deklarata nga më të ndryshmet. Javën e kaluar, i ftuar në emisionin “Pasditja ime”, Stine u shpreh mund të kthehej me ish-bashkëshorten, nëse ajo sillej mirë . Por, a dëshiron Graciela të kthehet me të?

Në seri pyetje-përgjigjesh me ndjekësit në Instagram, Grazia është pyetur nëse dëshiron të kthehet me Stinen.

Dëshirat dhe ndjenjat e brendshme nuk më pëlqen t’i shpreh. Do ishte një fjalim i gjatë. Jam në një fazë që as vetë nuk e di. Nuk di as vetes t’i jap një përgjigje të saktë, prandaj nuk them as po, as jo. Kam nevojë për kohën, ajo tregon çdo gjë dhe më lejon të shoh atë dhe çdo gjë në vijim”, -është përgjigjur Graciela.

Pra, ajo ende nuk i ka të qarta ndjenjat e saj!

TAGS