Stine vjen në duet me Fatlume Popovcin

Ernest Duka dhe Fatlume Popovci e kanë publikuar bashkëpunimin e titulluar “Money”, të cilin e kanë shoqëruar me videoklip.

Për tekstin e këngës është kujdesur Stine, ndërsa muzikën e ka bërë Jurgen Shira.

Lexo po ashtu:

Për xhirimin e videoklipit interesant të kësaj kënge është kujdesur Chill Production.

Bashkëpunimi me Strongz, “Adma & Eve”, është një prej projekteve më të fundit të Stine që u publikua në dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërsa balada “Plaga ime”, në duet me Bleron, është ndër këngët më të suksesshme të Fatlumes. Videoklipi i asaj kënge u publikua në prill të vitit 2018 dhe është shikuar mbi 5.7 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/

TAGS