Stoltenberg: Gjeorgjia do të bëhet anëtare e NATO-s (VIDEO)

Stoltenberg: Gjeorgjia do të bëhet anëtare e NATO-s (VIDEO)


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se Gjeorgjia do të jetë anëtare e NATO-s, raporton Anadolu Agency (AA).

“Jemi duke mbështetur plotësisht interesin Euro-Atlantik të Gjeorgjisë. Gjeorgjia do të bëhet anëtare e NATO-s. Aleatët dje e konfirmuan këtë”, tha Stoltenberg në deklaratën e tij për gazetarët në samit.

Ai duke theksuar se do të vazhdojnë të punojnë me Gjeorgjinë për anëtarësim, tha se qeveria e Tbilisit ka bërë reforma të suksesshme për anëtarësimin në NATO.

Stoltenberg gjithashtu tërhoqi vëmendjen në atë se gjendja në Ukrainën Lindore ende e ruan seriozitetin. “Dënojmë fuqishëm aneksimin rus të Krimesë”, tha ai.