11 July 2018 / 17:45
29 vendet anëtare të Aleancës Veriatlantike vendosen që Maqedonisë t’i japin ftesë për nisjen e bisedimeve para-aderuese. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se vendimi vjen pas Marrëveshjes historike midis Athinës dhe Shkupit për emrin. Stoltenberg tha se pas përfundimit te bisedimeve dhe pas zgjidhjes se çështjeve të brendshme lidhur me emrin Maqedonia do të bëhet anëtarja e 30 e NATOs
“E kemi mirëpritur me ngrohtësi Marrëveshjen historike të muajve të fundit mes Shkupit dhe Athinës. Dhe sot ramë dakord që të ftojmë qeverinë e Shkupit që t’i filloj bisedimet paraqasëse. Me tu plotësuar të gjitha procedurat kombëtare, të finalizohet marrëveshja e emrit vendi do të bëhet pjesë e NATO-s si anëtari jonë i 30 – dekalroi Jens Stolenberg.