Drejtpërdrejt para fillimit të takimit të ministrave të mbrojtjes të anëtareve të NATOS-s, sekretari i përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg, porositi edhe një herë se Marrëveshja me Greqinë është rruga e vetme për hyrje në këtë dhe në organizata të tjera, por se vendi në mënyrë sovrane duhet të vendosë nëse dhe si do ta bëjë këtë, përmes Kuvendit apo zgjedhjeve të parakohshme.
“Nuk ka rrugë alternative për hyrje në NATO pa zgjidhje të përbashkët të dakorduar me Greqinë. Pikërisht për shkak të kësaj e përshëndeta Marrëveshjen me Greqinë de plotësisht e mbështes implementimin e saj”, tha Stoltenberg.
Ai theksoi se kompromisi me Greqinë dhe hyrja në NATO do të jetë përparësi e madhe për Maqedoninë dhe për rajonin.
“Do ta pranojmë vendin si anëtarja e 30-të, por marrëveshja për emrin patjetër të implementohet”, thotë Stoltenberg.
Sekretari i përgjithshëm përkujtoi në përfitimet që i ka sjellë anëtarësimi i Malin e Zi në NATO.
“Fakti që Mali i Zi u bë anëtare ishte mirë për të dhe për stabilitetin e rajonit, por gjithashtu krijoi bazë për më shumë, investime dhe prosperitet ekonomik, pasi Mali i Zi u anëtarësua, dyfish janë më të mëdha investimet nga aleatët në këtë vend dhe shpresoj se mundemi ta shohim zhvillimin e njëjtë në IJRM, nëse kalon marrëveshja”, theksoi shefi i Aleancës.
Ai megjithatë, refuzoi të përgjigjet në pyetjen për përzierje të mundshme ruse në proceset politike në Maqedoni.
Burime të larta diplomatike në NATO tregojnë në atë se “nëse Rusia me të vërtetë angazhohet për stabilitet të vendit ajo do ta mbështeste referendumin”.
Data 29.03.2024
Aktuale
- VMRO-DPMNE i zyrtarizoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet parlamentare
- Loredana tregon anën e saj që e prek më së shumti, i përloti të gjithë me fjalët e fundit
- VLEN hap shtabet në Saraj dhe Zhelinë
- Nikollovski: VMRO-DPMNE do të fitojë bindshëm, me rezultat më të lartë se çdo opozitë më parë
- Taravari: Është koha që BDI të shkojë në opozitë, është mirë për shqiptarët
- Egzona del në iftar me mikeshat e saj të ngushta, po duken secila më e bukur me ‘hot’ se tjetra
- Njëra prej binjakeve siameze është martuar
- Filip Riker i ftuari i radhës në INFORMALE, podcast me Bujar Osmani