3 Dhjetor 2018 / 14:27
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ai nuk mund të garantojë nëse Athina do t’i kryejë obligimet që dalin nga Marrëveshja e Prespës pasi Kuvendi i Shkupit t’i bëjë ndryshimet kushtetuese e as nëse Shkupi do të përfundojë me ndryshimet kushtetuese. Stoltenberg tha se vendimi iu takon dy vendeve, por se sapo marrëveshja të zbatohet, NATO-ja është gati ta pranojë vendin si anëtaren e 30-të. Stoltenberg nuk komentoi rastin e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski me arsyetimin se arratisja dhe azili duhet të zgjidhen mes Budapestit dhe Shkupit.
I takon Kuvendit dhe autoriteteve në Shkup që t’i marrin vendimet, unë nuk mund të garantoj për Shkupin. Atyre iu takon të vendosin. Kemi parë se u arrit shumicë prej 2/3 për procesin iniciues në Kuvend, por mua nuk më takon të spekuloj nëse do të arrihet shumicë prej 2/3 për votimin përfundimtar. Ajo që mund të them është se sapo Marrëveshja për emrin të zbatohet, atëherë jemi gati ta nënshkruajmë Protokollin e anëtarësimit. Sapo ta nënshkruajmë protokollin, Qeveria e Shkupit mund të merr pjesë në takimet tona të ministrave. Pastaj na duhet ratifikim nga të gjithë aleatët para anëtarësimit të plotë. Shpresoj që Shkupi dhe qytetarët e vendit ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për t’u anëtarësuar në NATO dhe ne do të jemi gati t’i mirëpresim si anëtarja e 30-të.” – tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s
ALSAT
Loading…