Storia e Mink Peeters, lojtari që u bashkua me Real Madridin dhe dështoi në revulocionin e Ajaxit

Storia e Mink Peeters, lojtari që u bashkua me Real Madridin dhe dështoi në revulocionin e Ajaxit

Storia e Mink Peeters, lojtari që u bashkua me Real Madridin dhe dështoi në revulocionin e Ajaxit

Ajaxi tregoi edhe njëherë fuqinë e talenteve që posedon me një fitore minimale ndaj Tottenham, por Mink Peeters ndoshta e shikoi nga televizioni triumfin e tyre, derisa storia e tij është fascinuese.

Shumë mendonin se Peeters do të ishte zgjedhja e akademisë së Ajaxit kur Real Madridi finalizoi nënshkrimin e tij në vitin 2014, duke arritur në të njëjtën kohë me Marco Asensio.

Los Blancos shpresonin se holandezi do ishte i gatshëm për debutimin senior bashkë me Asension dhe Martin Odegaard, megjithatë lëndimet e penguan progresin e tij, shkruan lajmi.net.

Peters ishte pjesë e skuadrës së Holandës U17 së bashku me Matthijs De Ligt, por pothuajse menjëherë ai e theu klavikulën e tij duke luajtur për ekipin e të rinjve të Real Madridit.

Ai luajti përkrahë Javi Sanchez, Broja Mayoral dhe Sergio Reguilon, por nuk gjeti hapësira te Castilla dhe u largua drejt VVV Venlo për të gjetur minuta.


Bashkë me De Ligt në Kombëtaren e Holandës

Fatkeqësisht, ai dështoi të krijonte impakt me Venlon duke luajtur vetëm një ndeshje në Kupën e Holandës dhe nga janari u kthye në kryeqytetin spanjoll.

Huazimi te Almere City dhe provimi i fatit te Lleida në Spanjë dëshmuan edhe njëherë konsistencën e tij me lëndime.

Nga janari 2019, Peters u rikthye te Real Madrid por shpejt kontrata u shkëput me ekipin mbretëror.

Sezoni 2018/19 ishte gjithashtu një humbje kohe dhe zhvillimi për të.

Ai është një vit më i ri se Donny van de Beek, De Ligt dhe Justin Kluivert, megjithëse Los Merengues mendonte se ishte lojtari më i mirë për të marrë nga akademia e famshme e Ajaxit, karriera e tij nuk ka përparuar… që ndoshta gaboi me largimin nga gjigandët e Amsterdamit. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS