Stresi publikoi këngën e re, ja reagimi i papritur i Keisit

Stresi publikoi këngën e re, ja reagimi i papritur i Keisit

Vetëm disa minuta më parë, reperi i njohur dhe i dashur për publikun Stresi, publikoi këngën e tij më të re të titulluar “Zemrën maje”.





Pas një postimi të Stresit të cilin e fshiu më pas, i gjithë rrjeti nisi të aludonte se kënga e re i dedikohet ish-partneres së tij, Keisit.

“Thonë se dashuria është një lojë e humbur, unë besova n’dashuri kur isha adoleshent shumë i humbur… T’ harrosh dikë që e ke dasht është njësoj sikur mos me e pas njoft asiher..”- shkruante Stresi në postim.

Menjëherë pas publikimit të këngës, Keisi ka ripostuar në “Instastory” këngën e reperit ku shkruan: Urime dhe suksese, shoqëruar dhe me një emoji, duartrokitje.

Nuk dihet ende se ç’po ndodh mes dyshes, nëse janë të ndarë apo janë bashkuar, por mesa duket ata ruajnë ende  respektin për njëri-tjetrin.

TAGS