Stresi tregon planet për martesën: Pak të ftuar nga estrada

Reperi i njohur Stresi dhe partnerja e tij Keisi u martuan përpara disa muajsh në fshehtësi të plotë.

Pavarësisht se përpara ligjit janë burrë e grua, dyshja simpatike nuk e kanë organizuar ende një ceremoni martesore.

I ftuar në “Zonë e Lirë”, Stresi ka treguar mbi planet e martesës, duke thënë se ka ndërmend të bëj një super dasmë tradicionale dhe pa ftuar shumë yje.

“Akoma nuk e kemi asnjë datë të caktuar për dasmën”.

“Po shohim për diçka më të madhe, po e mendojmë, do bëjmë dasmën më tradicionale që ke parë ndonjëherë. AS VIP-a, asgjë, do e bëj për shpirtin tim, për prindërit dhe njerëzit që dua”, ka rrëfyer Stresi, përcjell Panorama.

Reperi kohë më parë lansoi projektin “Gunshot”, pasi publikoi edhe projektin e suksesshëm, “GTA”.

TAGS