Struga Trim Lum kthehet me një pikë të madhe! 

Struga Trim Lum kthehet me një pikë të madhe! 

Katër minutat e fundit e ndanë nga fitorja skuadrën shqiptare Struga Trim Lum.

Rabotniçki nga Shkupi dhe Struga Trim Lum barazuan me rezultat 1:1 në stadiumin “Boris Trajkovski”. 

Skuadra e Strugës kaloi në epërsi pas veprimit të mirë të Nias Lena, i cili gjeti Dejan Cvetanovskin i cili realizon për 0:1 pikërisht në minutën e 78-të. 

Në fund, në minutën e 86-të Rabotniçki barazoi me golin e Millosh Tosheski. Pas krosimit nga ana e djathtë, Maksimov gjuan me kokë, topi erdhi te Tosheski, i cili nga afërsia barazoi.

Pas javës së 6-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Rabotniçki renditet në vend të pestë me 9 pikë, ka një më shumë se Struga që është dy pozita më poshtë.