9 Mars 2019 / 17:28
Një pjesë e madhe e rrugëve kryesore të Strugës janë me vizë-bardha të pa shënuara ose janë pothuajse të pavërejtura. Në kushte të tilla qytetarët shprehen të shqetësuar për sigurinë e tyre. Një problem shtesë është edhe kaosi i trafikut, rritja e numrit të veturave dhe hapësira e pakta të parkimit.
“Duhet vetëqeverisja lokale të kushtohet më shumë vëmendje, por është ashtu sepse tani është koha e dimrit dhe hidhet kripë dhe rërë dhe gjëra të tjera nuk janë të mundshme”
“Nuk ka hapësira parkimi. Ka kaos trafiku. Kush ku të mbërrijë parkohen? Zakonisht parkohen në trotuare dhe rrugët njëkahëshe.”
Perparim Istrefi, pronar i një auto- shkolle thotë se kalimet e këmbësorëve me vite nuk janë ngjyrosur, megjithëse shpesh kanë qenë burim i aksidenteve të trafikut. Ai thotë se shënimi duhet të bëhet rregullisht çdo vit.
Një problem tjetër janë edhe rrugët rajonale ku nevojiten sinjalizime të reja. Sinjalizim horizontal në rrugën Strugë – Dibër nuk është vendosur tanimë gjashtë vite. Istrefi shton se kohën e fundit e shpeshtë ka qenë edhe dukuria e dëmtimit ose heqja e shenjave të komunikacionit. Ku mbarojnë shenjat e këtilla tani për tani askush nuk tregon asgjë. Nga Komuna e Strugës thonë se është shpallur tender për përzgjedhjen e një kompanie që do të rinovojë sinjalizimin horizontal dhe vertikal, gjithandej ku do të ketë nevojë do të vendosen shenja të reja dhe do të shënohen vendkalimet për këmbësorët.
Miki Trajkovski
Loading…