12 September 2018 / 14:48
Organizatat joqeveritare posedojë të dhëna alarmante për fëmijët e sëmurë me kancer në Maqedoni. Edhe pse në vendin tonë nuk ka një regjistër të veçantë të fëmijëve me kancer, jozyrtarisht supozohet se çdo ditë në klinikat e vendit paraqitet një rast i tillë, thonë nga Sano, organizatë e cila merrem me këtë çështje.
Në bisedë me mjekët, ndonjëherë kemi informacion se në ditë vjen nga një fëmijë me kancer. Është një numër i tmerrshëm, për të cilin duhet të diskutohet më seriozisht- tha Maria Tasev – Shoqata Sano.
Për fat të keq, thotë Tasev, kushtet për trajtim në Maqedoni nuk janë gjithmonë të mira prandaj numri zyrtar i fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje është i diskutueshëm. Ndonjëherë ka mungesë të terapisë citostatike, por edhe kushtet në klinikat nuk janë në nivel. Në fakt, pacienti më i vogël që vuan nga kanceri është një i porsalindur me leukemi akute.
Çdo ditë ne kemi rreth 15 fëmijë me sëmundje malinje në departamentin e onkologjisë, por edhe në repartin e hematologjisë pranohen fëmijë me sëmundje malinje. Nuk kemi mundësi që çdo ditë për to të kujdeset një psikolog. Kemi një psikolog klinik të punësuar, që vjen një herë në javë dhe kujdeset për fëmijët nëse ka nevojë për këshillime- tha Biljana Çonevska – Klinika për sëmundje të fëmijëve.
Ne jemi duke punuar në përcaktimin e buxheteve, për sjelljen e barnave të reja dhe të shtrenjta që lidhen me pacientët onkologikë dhe të cilat do të jenë ilaçe për klinikat që trajtojnë pacientë të tillë- deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Këto ditë në Strugë mbahet konferenca rajonale për kancerin, ku marrin pjesë rreth dyzet fëmijë që tashmë janë shëruar nga kjo sëmundje.
Miki Trajkovski