Është rënduar bilanci i të infektuarve me Covid-19 në Strugë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 raste të reja, që kanë çuar numrin e përgjithshëm në 90, përfshirë 16 viktimat, ndërsa raste aktive momentalisht janë 18.
Ndërkohë, nga komuna e Strugës kanë deklaruar se me rritjen e numrit të të infektuarve do të vazhdojë aksioni i larjes dhe dezinfektimit në institucione dhe objekte të tjera lokale.
Ata gjithashtu iu kanë bërë thirrje qytetarëve por edhe bizneseve që të respektojnë dhe zbatojnë protokollet dhe të shtohet më shumë kujdesi, me qëllim që të kalohet plotësisht kjo situatë.
Nga ana tjetër në Strugë tarracat e kafeneve dhe restoranteve janë plot, por duke u respektuar rregullat. Ndërsa një pjesë tjetër e qytetarëve anashkalojnë rekomandimet e qeverisë, duke mos iu përmbajtur masave.