18 Dhjetor 2018 / 15:57
Studentë, nxënës dhe prindër kanë protestuar në Tetovë duke kërkuar ulje të tarifave studentore, largim të profesorëve që kushtëzojnë notën me blerje librash, dhe heqjen e pagesës për praktikën dhe ekskursionet shkencore.
“Ne kërkojmë që partitë politike të heqin dorë nga parlamentet studentore”
“Kemi kërkesat që duhet të plotësohen pa dialog e pa asnjë kusht tjetër. Pa plotësimin e kërkesave tona ne nuk do ndalemi. UT-ja është e kapur për fyti nga nepotizmi dhe politika”.
“Kemi mjaft koleg që ankohen për notim në bazë të disa kritereve që nuk duhet të ishin. Notimi për shembull duhet të kesh dikën të njohshëm ose të paguash”.
“Kemi dal t`i përkrahim studentët, fëmijët tanë. Duhet ti shesësh dyqanet dhe ti përmbash fëmijët. Dy libra duhet t`i blesh 170 euro dhe në fund duhet ti kthesh sërish, çfarë është kjo”- deklaroi një prind.
Protesta e studentëve nga sheshi i qytetit ka vazhduar te Universiteti i Tetovës. Atje studentët u ndaluan nga policia që të futen në oborrin e UT për të shprehur pakënaqësinë e tyre.
“Studentët kanë marshuar për gjatë gjithë rrugës së Ilindenit e deri tek UEJL, e më pas u kthyen për të hyrë përpara rektoratit të universitetit të Tetovës, por, siç edhe mund të shihni, në derën hyrëse ata hasën në kordonin e Policisë, dhe nuk u lejuan të futen brenda”.
Studentët kanë paralajmëruar se do ta vazhdojnë protestën e tyre edhe në ditët e ardhshme përpara Universitetit të Tetovës.
Bashkim Sulejmani
Loading…