Studim i ri: Gratë tërhiqen nga meshkujt psikopatët

Studim i ri: Gratë tërhiqen nga meshkujt psikopatët

A ju ka ndodhur ndonjëherë të ndjeheni në faj për shkak se keni qenë të tërhequra nga një mashkull, le të themi më të rrezikshëm. Mos u shqetësoni është një arsye për këtë gjë.

Hulumtuesit nga Universiteti i Brock-ut dhe Carleton kanë zhvilluar një hulumtim, për të gjetur lidhjen në mes dëshirës dhe psikopatisë në raport me lidhjet romantike.

Asistenta e hulumtimit i ka intervistuar një numër të meshkujve duke i pyetur se çfarë pëlqejnë të bëjnë në takimin e parë dhe se çka konsiderojnë që është e rëndësishme në një lidhje, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

Të njëjtin meshkuj ishin notuar nga hulumtuesit në karakteristikat e psikopatisë, si dhe në vlerësimin e inteligjencës së styre sociale dhe pikëpamjet e tyre mbi seksin.

Më pas, edhe disa gra të tjera iu është treguar një video me disa meshkujt të selektuar, të cilat e kanë vlerësuar në bazë atraktivitetit, seksualitetit dhe se sa besim kishin.

Studimi gjeti se meshkujt të cilët kishin më shumë rezultate të psikopatisë sociale ishin më tërheqës për gratë.

Psikopatët e kanë një stil të personalitetit të cilët duken më atraktivë tek gratë. Kjo mund të jetë për shkak vetëbesimi dhe se dinë saktësisht çfarë të thonë kur janë të rrethuar me gra.

Nëse mendoni që ta ngjallni psikopatinë brenda vetës për të ju ecur mirë me femra, më mirë mos të tentoni, sepse kjo vjen edhe me disa pasoja.

Ju nuk do të keni asnjëherë një shoqëri të cilët do të jenë gjithmonë aty dhe mbi të gjitha njerëzit do të humbin besimin tek ju

TAGS