Stuhi të forta godasin Sicilinë

Stuhi të forta godasin Sicilinë

Departamenti i Mbrojtjes Civile deklaroi situatë alarmante në Siçilinë Lindore  për shkak të stuhive të forta që kanë shkaktuar deri tani një viktimë dhe pezullimin e disa shërbimeve hekurudhore.

Në fillim të javës, Italia u godit nga një valë e motit ekstrem, që mori dy jetë dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në veri të vendit.

Viktima, Giuseppe Cappello, 52 vjeç, punonte si oficer në policinë e burgjeve.

Zonat më të dëmtuara janë Pachino, Noto e Rosolini.

Autostrada 19 është mbyllur për mënjanimin e rrezikut të rrëshqitjeve të makinave.