Suarez ka refuzuar 32 milion euro për 4 vjet në SHBA

Suarez ka refuzuar 32 milion euro për 4 vjet në SHBA

Majami, 19 shtator 2020 (MEDIAL) – Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez e ka refuzuar ofertën e Inter Majamit, pohoi “ESPN”.

Oferta ka qenë për 4 sezonë  me pagë vjetore prej tetë milion euro. Klubi i Dejvid Bekam së pari e ka dëshiruar Suarezin, ndërsa i angazhuari Gonzalo Iguain ishte rezervë.

Paga e uruguanit  mund ta tejkalojë madje edhe pagën e Zllatan Ibrahimoviq, sepse suedezi nënshkruajti për rreth 6 milion për sezon.

Luis Suarez ishte  më afër Juventusit, por ditëve të fundit ky opsion duket larg,  për shkak të dëshirës së Andrea Pirlo ta sjellë Edin Xheko në Torino.

Trajneri i katalonasve Ronald Kuman bindi se nëse Suarez  mbetet në “Kamp Nou” uruguajani do të hyjë në llogaritë e tij. sa/