Suarez zbulon klauzolën e veçantë në kontratën e tij me Barçën

Suarez zbulon klauzolën e veçantë në kontratën e tij me Barçën

Luis Suarez është akoma i ndalur në bokse. Sulmuesi i Barcelona-s po rikuperon pas operacionit në gju që duhet ta mbajë larg fushave deri në fundin e majit. Numri 9 është zëvendësuar deri në fund të sezonit nga Martin Braithëaite, i marrë në shkurt nga Leganes.

Uruguaiani është kthyer të flasë dhe e ka bërë për mikrofonët e RAC 1. Lojtari ka prekur tema të ndryshme mes të cilave edhe rikuperimin e tij dhe rinovimin me Barcelona-n.

RIKTHIMI – “Po luaja normalisht sepse jam mësuar të luaj me dhimbje. Kisha probleme në kërci dhe menisk. Për këtë arsye kam sforcuar pjesë të tjera të trupit dhe kjo krijon probleme. Jam i fortë kur më kritikojnë dhe po aq i fortë në situata si kjo”.

RINOVIMI – “Jam i lumtur te Barcelona. Edhe familja ime ndihet mirë këtu. Jam aty ku kam dashur të jem gjithmonë dhe ndihem i dobishëm. Por vendimi duhet marrë nga klubi. Dua të qëndroj këtu, por nuk varet vetëm nga unë”.

“Ekziston një klauzolë, sipas së cilës kontrata ime do të rinovohej automatikisht nëse do të luaja të paktën 60% të ndeshjeve të sezonit të ardhshëm”.  

MEDIAL.mk