Komuna e Kumanovës edhe këtë vit vazhdon të mbulojë harxhimet për shërbimet komunale përmes subvencionimit. Afati i fundit për aplikim për të ushtruar këtë të drejtë skadoi më 15 janar, me gjithsej 166 qytetarë të cilët ishin paraqitur nga kategoria e punëtorëve të falimentuar dhe prindërve të vetë ushqyer, informoi Coki Ristovski udhëheqës i Sektorit për kulturë, sport dhe mbrojtje sociale të fëmijëve dhe mbrojtje shëndetësore. Në kategorinë e punëtorëve të falimentuar ishte paraparë të subvencionohen 130 punëtorë të falimentuar si dhe në bashkëpunim me shoqatën UNIT të dorëzohet një listë e atyre punonjësve të falimentimit. Kjo shoqatë ka paraqitur një listë të rregullt dhe nga ata të cilët ishin të paraqitur në listë kanë dorëzuar dokumente vetëm 105 punëtorë falimentimi. Të gjithë ata punonjës të falimentimit që kanë parashtruar kërkesa dhe ndërkohë plotësojnë kushtet në bazë të Ligjit të ri të falimentimit për dëmshpërblimin, ndihma e tyre e rregullt financiare do të ndërpritet nga subvencioni. Pikërisht kjo mundet të jetë njëra ndër arsyet që ka numër më të ulët të kërkesave nga punonjësit e falimentimit, sepse ata e kanë parasysh së do t’i përfshijë Ligji i ri.
Sa i përket kategorisë së prindërve të vetë ushqyer, nga ky institucion presin që të subvencionojnë rreth 100 familje. “Gjatë vitit të kaluar në subvencionuam dhe ishin të paraqitura 98 familje. Këtë vit dokumentet për subvencionim të shërbimeve komunale i kanë dorëzuar 61 familje”, tha Ristovski. Megjithëse nga Komuna e Kumanovës në kohë kanë njoftuar qytetarët për afatin kohor të paraqitjes së kërkesave për ushtrimin e kësaj të drejte, mirëpo kishte qytetarë të cilët ishin paraqitur për aplikim pas përfundimit të afatit por kërkesat u shqyrtuan nga autoritetet. “Ne si sektor i Komunës normalisht i kemi informuar qytetarët nëpërmjet ueb faqes së Komunës së Kumanovës, ndërkaq kemi njoftuar edhe përmes mediumeve që dokumentet duhet të dorëzohen nga data 01 janar deri më 15 janar. Pas datës 17 janar kur dhe kishte përfunduar afati kohor u paraqitën disa qytetarë që donin të dorëzonin kërkesat e tyre, por nga ana jonë u tha që afati kohorë ka mbaruara”, shpjegoi Ristovski.
Për të subvencionuar shpenzimet e ujit të konsumuar dhe hedhjen e mbeturinave, buxheti i Komunës së Kumanovës për këtë vit ka parashikuar gjithsej 276.000 denarë, pra 156.000 denarë për kategorinë e punonjësve të falimentimit dhe 120.000 denarë për prindërit e vetë ushqyer, por kjo nuk do të thotë se të gjitha do të shpenzohen. (koha.mk)