Alsat 2019-11-13T16:07:01+01:00
Komisioni për punë dhe politikë sociale, shqyrton propozim ligjin për subvencionimin e pagave të propozuar nga pushteti. Zëvendësministri për punë dhe politikë Sociale Gjonul Bajraktar, tha se ligji ka për qëllim nxitjen e rritjes së pagave me së paku 100 euro. Deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe pse thonë që do ta mbështesin propozim ligjin, shtojnë se ai ka një sërë lëshimesh, sidomos në pjesën e afateve për zbatimin. Deputeti Dragan Cuklev akuzoi pushtetin se propozim ligjin e sjell në këtë periudhë për të blerë votuesit. Pas miratimit propozim ligji duhet të hyjnë menjëherë në fuqi.
Punëdhënësit të cilët do të bëjnë rritjen e pagës neto deri në 6 000 denarë, do tu mundësohet subvencionimi i kontributeve për pagën e rritur. Me ligjin parashikohet subvencionimi i kontributeve sociale përmes pagesës përmes pagesës së kontributeve nga Buxheti i RMV-së në emër dhe llogarinë e të siguruarit, respektivisht të punësuarit në sektorin privat- deklaroi Gjonul Bajraktar, zv/ministër i punës dhe politikës sociale.
TË enjten, më 31 tetor kur u caktua seancë urgjente kur kishte seancë urgjente për ligjin për akcizat për importon dhe qarkullimin e duhanit luksoz të llojit të purove, të duhanit për përtypje si prioritet i kësaj shumica parlamentare, potencova se nëse duhet të ketë seancë urgjente atë ditë duhej të ketë për këtë ligj. Sepse në propozim ligj thuhet se Ligji duhet të hyjnë në fuqi më 1 nëntor të vitit 2019, sot jemi 13 nëntor- tha Dragan Cuklev, VMRO-DPMNE.
Mefail Ismaili
Loading…